Sunday, January 26, 2025

Kombëtarja e vajzave mbyll grumbullimin në Malin e Zi, trajneri Grima: I kënaqur me angazhimin e vajzave

Lexo

Kombëtarja e vajzave përfundoi këtë të shtunë grumbullimin rutinë 9-ditor në Malin e Zi. Gjatë këtij grumbullimi, trajneri kishte ftuar 17 futbolliste, duke krijuar një përzierje mes lojtareve me përvojë, që kanë qenë më parë pjesë e ekipit, dhe elementeve të reja të ardhura nga Kombëtarja U-19.

Gjatë këtyre nëntë ditëve, skuadra zhvilloi përgatitje intensive çdo ditë, duke ndjekur me përkushtim udhëzimet e stafit teknik kuqezi. Trajneri Armir Grima, në një deklaratë për fshf.org, e cilësoi këtë grumbullim si shumë të vlefshëm për përgatitjet e ndeshjeve të Nations League që do të zhvillohen muajin e ardhshëm.

“Grumbullimi 9-ditor në Ulqin ishte tejet i dobishëm. Kishim vërtetë nevojë të riktheheshim në fushë për të përmirësuar gjendjen fizike të skuadrës, duke pasur parasysh dy ndeshjet e para të Nations League ndaj Ukrainës dhe Çekisë në muajin shkurt. Vajzat kanë punuar shumë mirë, kanë përballuar ngarkesat fizike dhe kanë zbatuar me përpikëri udhëzimet tona, si gjatë stërvitjeve ashtu edhe në analizat e bëra,” – tha Grima.

Ky grumbullim solli edhe risi në përbërjen e skuadrës, me 5 futbolliste të reja nga Kombëtarja U-19 që iu bashkuan për herë të parë ekipit Kombëtar A. Trajneri Grima u shpreh i kënaqur me përpjekjet e tyre gjatë stërvitjeve.

“Nga Kombëtarja U-19 kishim ftuar 5 futbolliste, dhe jam shumë i kënaqur me punën, pasionin dhe angazhimin e tyre. Ato janë angazhuar maksimalisht në çdo seancë stërvitore. Sigurisht, kanë ende shumë punë përpara, por nëse vazhdojnë me këtë ritëm dhe përkushtim edhe në përditshmërinë e tyre, do të jenë një shtysë e madhe për të ardhmen e ekipit Kombëtar A,” – përfundoi trajneri Grima.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img