Saturday, November 23, 2024

Kombëtarja kuqezi, në pritje të shortit për Nations League 2022-2023

Lexo

Pas edicionit të suksesshëm në UEFA Nations League në sezonin 2020/2021, Shqipëria do të rikthehet të luajë sërish në këtë kompeticion në vitin 2022. Fillimisht, kuqezinjtë do të njihen me kundërshtarët që do t’i përcaktojë shorti i 16 dhjetorit, që do të hidhet duke nisur nga ora 18:00 në selinë qendrore të UEFA-s në Nion të Zvicrës.

Shqipëria e ka tashmë një panoramë të kundërshtarëve që mund të ketë në grup këtë edicion të dytë, që pritet të ngrejë siparin nga qershori i vitit 2022 dhe të përmbyllë ndeshjet në muajin shtator të po këtij viti.

Pasi u rendit në vendin e parë në grupin 4 të Ligës C në edicionin e parë të Ligës së Kombeve, një rezultat historik ky për Kombëtaren shqiptare, që vit pas viti po tregon rritje, në këtë edicion të dytë, Shqipëria është ngjitur në Ligën B që është e ndarë në katër vazo me nga katër skuadra secila, në total 16 skuadra.

Kombëtarja shqiptare gjendet në vazon e katërt, së bashku me Malin e Zi, Armeninë dhe Slloveninë, kundërshtarë me të cilët nuk do të mund të përballet dot në këtë edicion.

Kundërshtarët e tjerë të Ligës B, që priten të jenë edhe kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në Ligën e Kombeve janë të ndarë në tre vazo të tjera me nga katër skuadra secila, ku në vazon e parë gjenden: Ukraina, Suedia dhe Bosnje & Hercegovina. Në vazon e dytë janë: Finlandë, Norvegji, Skoci dhe Rusi ndërsa në vazon e tretë gjenden ekipe si: Irlanda, Izraeli, Rumania dhe Serbia.

Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje, ku në muajin qershor do të luhen katër ndeshjet e para, ndërsa dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen në muajin shtator.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img