Edhe Kombëtarja shqiptare U-15 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin gusht. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut që këto dy miqësore të luhen më datat 22 dhe 24 gusht.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” në Pogradec, në ora 17:00. Ndërsa takimi i dytë do të luhet në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë, në ora 17:00.
Grumbullimi i Kombëtares shqiptare U-15 do të nisë më datë 18 gusht në Pogradec, aty ku skuadra e drejtuar nga trajneri Armand Dama, do të përgatitet në kuadër të dy ndeshjeve miqësore me Maqedoninë e Veriut U-15.
Këto dy teste miqësore janë mundësi shumë e mirë për trajnerin Armand Dama dhe stafin teknik të Kombëtares U-15 për të testuar e vëzhguar nga afër lojtarët e grumbulluar.