Kombëtarja kuqezi U15 barazon në “Loro Boriçi” miqësoren e dytë me Malin e Zi U15

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shqipëria U-15- Mali i Zi U15, 0-0

Formacioni i Shqipërisë U15: Genis Mlloja, Gabriel Haka, Ergi Syziu, Uvejs Kadriu, Roger Mecja, Gerald Qirjazi, Rouen Dani, Brajan Hykollari, Patrik Shurdhaqi, Deon Fehimi, Enis Repaj. Trajner: Bledar Borova

Shqipëria U-15 zhvilloi sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Malit të Zi, në stadiumin “Loro Boriçi”, duke e mbyllur takimin në barazim pa gola, 0-0.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Bledar Borova zhvilluan një tjetër takim të vlefshëm, në një sfidë të ekuilibruar, ku të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre, por nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.

Në ndryshim nga ndeshja e parë, trajneri Borova bëri disa ndryshime në formacionin titullar, duke u dhënë mundësi lojtarëve të ndryshëm të aktivizohen dhe të tregojnë cilësitë e tyre. Në formacionin titullar u rreshtuan: Genis Mlloja, Gabriel Haka, Ergi Syziu, Uvejs Kadriu, Roger Mecja, Gerald Qirjazi, Rouen Dani, Brajan Hykollari, Patrik Shurdhaqi, Deon Fehimi dhe Enis Repaj.

Dy miqësoret ndaj Malit të Zi ishin një mundësi e mirë për trajnerin dhe stafin teknik për të vlerësuar nga afër potencialin e lojtarëve të rinj, për të testuar alternativa të ndryshme dhe për të identifikuar elementët që mund të vijojnë zhvillimin e tyre në ekipet kombëtare të moshave.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img