Kombëtarja shqiptare e basketbollit për meshkuj e ka nisur me humbje aventurën në kualifikueset e Europianit 2025. Skuadra e drejtuar nga trajneri grek Antonis Dukas u thye nga Rumania me shifrat e ngushtë 87-83.
E gjithë ndeshja ishte pothuasje e barabartë mes dy ekipeve duke mbyllur kështu periodën e parë me shifrat 22-21. Perioda e dytë u mbyll në favor të Rumanisë 42-44. Në pjesën e dytë miqtë ishin vendimtarë për rezultatin e sfidës duke shënuar disa tre pikësha dhe duke qenë të saktë poshtë tabelës. Perioda e tretë u mbyll 64-69 dhe kryesuan me 6 pikë më tepër se djemtë kuqezi 83-87.
Pavarësisht zhgënjimit për humbjen e ngushtë, Shqipëria dha sinjale pozitive për të ardhmen. Djemtë kuqezi do të zbresin sërish në parket, për sfidën me Sllovakinë, rivalin tjetër të Grupit I. Kjo përballje do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme, prej orës 18:00 në transfertë. Më pas, Kombëtarja e basketbollit do të luajë edhe dy ndeshjet e kthimit, më 29 korrik në Rumani dhe në datën 2 gusht në shtëpi kundër sllovakëve.