Saturday, July 27, 2024

Conference League-Emocione dhe optimizëm për kualifikim në kampin kuqeblu! Sot, ora 20:45, Vllaznia-Linfield FC në “Loro Boriçi”

Lexo

Stadiumi “Loro Boriçi” rezervon mbrëmjen e sotme një sfidë shumë interesante. Vllaznia vendase dhe Linfield i Belfastit të Irlandës së Veriut përballen në kuadrin e ndeshjes së dytë të turit të parë të Conferencë League.

Një 90-të minutësh, ndoshta edhe më shumë, 120, apo edhe gjuajtjet e penalltive do të përcaktojnë skuadrën që kalon në turin e dytë. Natyrisht që fitorja e ndeshjes së parë të luajtur në Belfast me rezultatin 3-1, i jep më shumë shanse skuadrës irlandeze, por për të njëjtin objektiv janë përgatitur edhe shkodranët.

Në kampin kuqeblu ka një entuziazëm, dëshirë dhe besim se do të arrijnë ta përmbysin rezultatin. Dy gola në avantazh për skuadrën mike në pamje të parë duket se janë shumë për t’u përmbysur, por nga ana tjetër, nëse skuadra kuqeblu arrin ta gjejë sa më shpejt rrugën e rrjetës, aq më e lehtë do të bëhet edhe misioni i kualifikimit.

Në konferëncën për shtyp dhënë për mediat një ditë përpara ndeshjes, trajneri Memelli dhe sulmuesi Balaj bënë të ditur se sot në fushën e lojës do të jetë një Vllazni krejt tjetër nga ajo e ndeshjes së parë. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për skemat dhe emrat që do të luajnë nga minuta e parë, por më së shumtmi edhe për mobilizimin, grintën dhe shpirtin e garës që futbollistët do të shpalosin në fushën e lojës.

Për të realizuar këtë objektiv, Vllaznia ka nevojë edhe për mbështetjen e tifozëve të saj, të cilët pritet të mos mungojnë të mbushin shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” në mbështetje të skuadrës së zemrës në përmbushjen e eleminimit të skuadrës verio-irlandeze dhe kualifikimin në turin e dytë të Conference League.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img