Sunday, August 24, 2025

Kombëtarja U-19, dy miqësore në Maltë me datë 23 dhe 26 mars 2023

Lexo

Kombëtarja shqiptare U-19 ka zyrtarizuar dy ndeshje miqësore në muajin muajin mars ndaj përfaqësueses së Maltës U-19. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy federatat kanë gjetur dakordësinë që këto miqësore të zhvillohen në datat 23 dhe 26 mars në shtetin e Maltës.

Këto janë dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe të vlefshme për ekipin kuqezi dhe stafin e Kombëtares U-19, me në krye trajnerin Armando Cungu në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Duke qenë se këto janë data zyrtare të FIFA-s, tekniku shqiptar do të ketë mundësinë të grumbullojë lojtarë jo vetëm nga kampionati vendas, por edhe ai i huaj.

Kuqezinjtë do të grumbullohen në Maltë duke nisur nga 20 marsi, teksa lista e futbollistëve të thirrur nga trajneri Cungu do të bëhet me dije në vijim. Sakaq, në fundin e muajit shkurt, tekniku shqiptar do të zhvillojë një grumbullim 3 ditor me lojtarët e kësaj grupmoshe, ndërsa do të vijojë edhe në muajin mars me seleksionime 1 ditore.

Këto dy miqësore nuk do të jenë të vetmet ndeshje që Shqipëria U-19 do të zhvillojë, pasi deri në muajin nëntor, stafi i skuadrës dhe Departamenti i Ekipeve Kombëtare kanë planifikuar disa seleksionime, grumbullime e ndeshje të tjera testuese për t’u përgatitur për eliminatoret e Europianit 2024. Kombëtarja U-19 është shortuar në Grupin 13, së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë dhe të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në vendin tonë në muajin nëntor.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img