Saturday, November 23, 2024

Kombëtarja U-20, 4 futbollistë të Vllaznisë Leondard Kaçaj, Klejdi Paloka, Geralb Smajli dhe Ardit Nikaj në seleksionim

Lexo

Ekipi Kombëtar U-20 ka zhvilluar një seleksionim njëditor, me rreth 40 lojtarë të vitlindjes 2001 dhe 2002 që aktivizohen në kampionatin shqiptar. Në këtë listë janë edhe katër futbollistët e Akademisë Vllaznia, Leondard Kaçaj, Klejdi Paloka, Geralb Smajli dhe Ardit Nikaj.  Seleksionimi është zhvilluar në Qendrën Stërvitore Kamëz, nën drejtimin e trajnerit të sapoemëruar në pankinën e nën 20 vjeçarëve, Ilias Haxhiraj. Në një prononcim për mediat, tekniku Haxhiraj është shprehur se ky seleksionim po bëhet me qëllim evidentimin e lojtarëve që luajnë në kampionatin shqiptar dhe për ta prë gjendjen e tyre. “Kjo është dita e parë e seleksionimit U-20, me qëllim për të evidentuar dhe për të parë gjendjen e lojtarëve që luajnë në kampionatin shqiptar. Gjithashtu ekipi Kombëtar U-21 ka aktivitet dhe grumbullimin, për të parë dhe për të evidentuar lojtarë që mund të afrojmë tek ekipi U-21. Do të shikojmë gjendjen e tyre. Disa lojtarë luajnë në kampionatin shqiptar. Të mbarojmë këtë seleksionim dhe do të arrijmë në konkluzionin nëse ndonjë lojtar mund të afrohet tek ekipi që në këtë seleksionim ”– u shpreh trajneri i Kombëtares U-20.

Më tej ai ka theksuar se stafi i ka ndjekur me kohë lojtarët e thirrur në seleksionim dhe se shumë shpejt do të konsolidohet edhe grupi i U-20. “Pa diskutim që ne të gjithë bashkë, kemi kaq kohë që këta lojtarë janë evidentuar, sidomos që luajnë në kampionat, kanë qenë dhe lojtarë të ekipit U-19 dhe janë të evidentuar. Besoj se shumë shpejt do të arrijmë në konkluzione dhe do të formojmë grupin e U-20. Duke parë dhe formën e lojtarëve, do të shikojmë për lojtarë edhe në Kategorinë A dhe patjetër që do të kem një grup më të konsoliduar ”– përfundoi Haxhiraj.

Prania e katër futbollistëve kuqeblu në seleksionimin e kombëtares U-20 është pritur mirë nga drejtuesit e klubit si dhe të Akademisë Vllaznia, të cilët në fazen zyrtare të Akademisë shkruajnë:

Ditën e sotme në Kamëz, Sektori i ekipeve kombëtare zhvilloj një seleksionim me futbollistëve të ekipeve të ndryshme për të përzgjedhur lojtarët më të mirë që më pas do të formojnë kombëtaren U-20. Nga Akademia jonë janë ftuar për të qenë pjesë e këtij seleksionimi futbollistët Leondard Kaçaj, Klejdi Paloka, Geralb Smajli dhe Ardit Nikaj. Akademia Vllaznia iu uron suksese këtyre futbollistëve dhe një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqezi!”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img