Saturday, April 20, 2024

Futboll-Kategoria e Tretë/KF Murlani mund Luftëtarin 2-1 dhe kryeson kampionatin me objektiv kategorinë e dytë

Lexo

KF Murlani-AF Luftëtari 2:1

(Shënues: Ari Djepaxhia 11’(p), Vildan Kaçubela 91’ / Flavio Braho 14’)

E premte, 19 mars 2021, ora 13.00, Kompleksi Sportiv Kamëz

KF Murlani: Fabiol Rexhepi, Senad Lekaj, Eriol Krymi, Vildan Kaçubela, Sabian Kraja, Ardit Mesi, Senad Kraja, Indrit Gjini, Suad Premçi, Ari Djepaxhia, Vahedin Pepaj. Trajner Altin Xhahysa(U aktivizuan gjatë lojës: Albert Kaçi, Ervit Kraja, Soni Hoti, Nino Rrotaj)

Kategoria e Tretë e futbollit shqiptar ka luajtur sot ndeshjet e javës së dytë, ku padyshim ndeshja më e rëndësishme në kalendar ka qënë ajo në mes KF Murlani dhe Luftëtarit të Gjirokastrës. Murlani, një ekip i ri debutues i Rajonit të Shodrës me qendër në Barbullush të Bashkisë Vau Dejes, ku falë investimeve serioze që kanë bërë vëllezërit Përparim dhe Bledar Rraboshta në ndërtimin e klubit dhe të terreneve sportive, ka objektiva konkrete për t’u rritur sa më shpejt duke synuar kategoritë më të larta të futbollit shqiptar. Ndërkohë, përballë Murlanit ka qënë një emër shumë i njohur i futbollit shqiptar, Luftëtari i traditave futbollistike, ku pas problematikes së shkrirjes së skuadrës së Superiores, tashmë me një sigël tjetër. Akademia e Futbollit Luftëtari ka nisur një mision të ri për ringritjen në eliten e futbollit shqiptar.

Një sfidë që në letër favorit ishte Luftëtari, por që realisht fusha e lojës foli ndryshe, sepse edhe murlanasit e drejtuar nga ish futbollisti kampion me Vllazninë, Altin Xhahysa, kishin udhëtuar për fitore. Me dy skuadra që kërkonin medoemos fitoren, spektakli ishte i garantuar.

Pjesa e parë

11-të minuta nga fillimi i takimit, gjyqtari kryesor Albano Stolaj i Kolegjumit të Arbitrave të Tiranës, akordon penallti për  Murlanin. Ekzekutimin e merr përsipër Ari Djepaxhia, një emër i njohur si futbollist i Vllaznisë, i cili godet saktë duke e kaluar skuadrën e tij në avantazh.

Gjirokastritët nuk pajtohen me disavantazhin dhe lëshohen të gjithë në sulm duke ushtruar presion në portën murlanase deri sa barazojnë në të 14-tën minutë me anë të Flavio Brahos. Minutat në vazhdim të kësaj pjese regjistrojnë edhe raste të tjera shënimi për të dyja skuadrat. Fillimisht, ai i minutës së 35 miqtë kur gjirokastritët janë pranë golit, por është aftësia e portjerit Fabiol Rexhepi që shpëton porten e tij nga goli. Ndërkohë, 5 minuta më vonë në skenë del kapiteni i Murlanit, Kaçubela, gjuajtja e të cilit nga distanca në minutën e 35-të përfundon në shtyllën e portës mike. 45 minutëshi I pjesës së parë mbyllet me shifrat e barabarta 1 me 1.

Pjesa e dytë

Pjesa e dytë është përgjithësisht e barabartë deri në minutën e 70-të, minutë në të cilën ndërhyn tekniku Xhahysa duke realizuar tre ndërrime, mes të cilëve edhe veteranin e njohur Altin Kaçi, i cili i jep shumë bukuri fazës sulmuese. Brenda 5 minutave, Murlani numëron tre raste të pastra shënimi, ndër të cilët veçohet edhe ai i Senad Lekajt ku edhe pse në një distancë 5 metra larg nga porta kundërshtare godet jashtë. Murlani vazhdon ngulmimin në kërkim të golit të fitores. Kaçubela godet me kokë dhe në vijën fatale largojnë topin mbrojtësit gjirokastritë, më pas është Albert Kaçi që rrezikon nga një goditje standarte, por përsëri nuk ka gol. Megjithatë ai ishte rezervuar në minutën e parë shtesë përmes një aksioni model të Murlanit që finalizohet me sukses nga kapiteni Kaçubela. 2 me 1 për KF Murlani, fitorja e dytë radhazi në dy javë kampionat për këtë skuadër që kryeson me pikë të plota kampionati duke hedhur kshtu shumë seriozisht kandidaturën për të kalimin një kategori më lart, atë të dytën dhe më pas sipas edhe rregullores përkatëse për të kërkuar kategorinë e parë dhe më pas edhe Superioren.

Postimi i klubit pas fitores

…Fitorja është shumë e rëndësishme në një ndeshje futbolli. Po në këtë rast është më shumë e rëndeëishme të kthesh dinjitetin e sportit në një zonës portdashëse që është braktisur në Bashkin Vau Dejës, që u grupos për 30 vite të tëra. Dhe kjo është era e fortë e Murlanit që përfaqson një komunitet të tërë. Ne jemi Kf Murlani!!

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img