Shqipëri U21-San Marino U21 2-0(Dodaj 21’, Fetai 52’)
Shqipëri U21:Veliaj,Përndreca,Ar.Kurti,Ramaj,Fikaj,Marku,Fetai,Shehu,Brruti,Dodaj,Maksuti Trajner:Alban Bushi (U aktivizuan:Taho,Ad.Kurti,Daka,Kote,Rama,Bashi,Selimaj,Toma)
San Marino U21:J.Kasadei,Caci,S.Gasperoni,Domenikoni,Ciaruzi,Arloti,Renzi,Balda,M.Kasadei,Tamagnini,M.Gasperoni Trajner:Mateo Keketi (U aktivizuan:Bugli,Guerra,Meloni,Zavoli,Borasko,Molinari,Valentini,Rikardi)
Gjyqtarë:Juxhin Xhaja,Rejdi Avdo(Tiranë),Ediena Kapxhiu,Andi Koçi(Durrës)
Kombëtarja Shqiptare U-21 fitoi në ndeshjen miqësore ndaj San Marinos të luajtur në stadiumin “Air Albania” me shifrat 2-0.
Kuqezinjtë dominuan takimin,krijuan raste të shumta dhe vulosën fitoren me golat e Dodajt dhe Fetait.
Ndeshja nisi mirë për Shqipërinë dhe pas dominimit që në start ku krijuan disa mundësi të pastra, gjetën rrugën e rrjetës me ish futbollistin e Vllaznisë që sot luan me CSKA të Sofies, Kevin Dodaj në minutën e 21-të.
Në fund të pjesës së parë kombëtarja jon pati mundësinë për të dyfishuar rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë, por Fetai nuk arriti të shënonte.
Në nisje të pjesës së dytë sërish ishte protagonist Feta Fetai,që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 52-të pas asistit të Kevin Dodaj duke çuar shifrat në 2-0.
Deri në fund kuqezinjtë kontrolluan ndeshjen edhe pse trajneri Alban Bushi kreu disa zëvendësime, tanët krijuan dhe raste të tjera por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës,ndërsa e gjithë ndeshja u mbyll me fitoren e kombëtares kuqezi me rezultatin 2-0 me protagonist kryesor dyshen Fetai-Dodaj. Këto miqësore janë shumë të rëndësishme për kombëtaren kuqezi, pasi Shqipëria po përgatitet për Europianin U-21.
Fatos LAMAJ