Në delegacionin sportiv të Federatës Shqiptare të Futbollit për sfidën e transfertës, Serbi-Shqipëri, e vlefshme për kualifikuesit e Kupës së Botës 2026, bëjnë pjesë edhe dy shkodranë. Presidenti i Klubit të Futbollit Vllaznia, Alban Xhaferi, si dhe Bardh Jera, antar i Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së.
Teksa kombëtarja kuqezi zhvillonte sonte seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Dubocica Stadium”, aty ku mbrëmjen e së shtunës duke filluar nga ora 20:45, do të luhet ndeshja zyrtare Serbi-Shqipëri, presidenti i kuqebluve të Vllaznisë, Alban Xhaferi pozon së bashku me bashkëqytetarin e tij, Bardh Jera.
Foto, të cilën preferon ta ndajë me miqtë e tij të rrjetit social, shoqëruar me deçiturën: “Historia shkruhet nga ne”!
Një optimizëm ky, që në fakt shfaqet edhe nga pjesëtarët e tjerë të delegacionit, përfshirë edhe skuadrën, duke shpresuar dhe besuar një rezultat pozitiv për kombëtaren tonë, objekitivi i së cilës është për t’u kualifikuar në finalet e Kupës së Botës 2026.



