Saturday, November 23, 2024

Komisioni i Disiplinës publikon vendimet për ngjarjet në futbollin shqiptar

Lexo

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka publikuar vendimet për ngjarjet e kësaj fundjave në futbollin shqiptar. Klubi i Erzenit dhe Bylisit janë ndëshkuar me gjobë për shkak të sendeve të hedhura nga tifozët e tyre në fushë. Po ashtu futbollisti i Kastriotit, Adolf Selmani është pezulluar me 2 ndeshje pas sjelljes jo të përshtatshme ndaj futbollistit të Tiranës.

VENDIMET

1. KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

2. KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. Lojtari i KS Kastrioti, Adolf Selmani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. KF Tirana, për sjellje të gabuar të lojtarëve pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 64/1, 64/4 dhe 64/5 të KDS, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

5. KF Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

6. Zyrtari i F.C Bulqiza, Ervis Alliu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtari i F.C Bulqiza, Mirjan Pepa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes , në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i F.C Bulqiza, Sildi Lika, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes , në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i KF Devolli, Flavio Demollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Lojtari i Laberia FC, Igli Moqi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i Shkendija TR U-17, Amarildo Demiraj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i Flamurtari FC U-17, Manuel Hajrulla, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Lojtari i FK Partizani U-19, Reinaldo Kalari, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i KF Bylis U-21, Charles Atshimene, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. Lojtari i KF Teuta U-21, Klaid Hoxha, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16. Lojtari i KF Teuta U-21, Muco Boci, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

17. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Pogradeci, Alfred Zefi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

18. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KS Kastrioti, Eneid Kodra, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img