Thursday, November 21, 2024

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shpërblen kampionët e peshëngritjes, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj

Lexo

Dy peshëngritësit kampionë Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, të shoqëruar nga kreu i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Elez Gjoza, u pritën sot në ambientet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar nga Presidenti, zoti Fidel Ylli. Qëllimi i takimit ishte shpërblimi moral dhe material ndaj kampionëve në fjalë për rezultatet historike të arritura në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Tashkent, Uzbekistan me Caljen që fitoi një medalje të artë dhe dy argjendi, si dhe Qerimajn në vendin e katërt.

Ka qenë një fond shtesë i momenteve të fundit nga KOKSH që ka suportuar financiarisht federatën e peshëngritjes dhe sportistët duke i dhënë një shtysë të rëndësishme për këto rezultate sipas presidentit Elez Gjoza.

Pikërisht ndihmën dhe këtë suport ndryshe nga olimpiadat e tjera kanë theksuar edhe dy sportistët që ngritën flamurin shqiptarë në Uzbekistan, duke sjellë në vemendje faktin se dikur dyert e komitetit olimpik kanë qenë të mbyllura për ta.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img