Saturday, April 20, 2024

Humbi gjyqin, dorëzohet Djokovic: Jam i zhgënjyer me dënimin por respektoj gjykatën

Lexo

Serbi Novak Djokovic u arrestua në Australi pasi që nuk ishte vaksinuar edhe pse Australia e kishte njoftuar se ai duhet të vaksinohet që në nëntor të vitit të kaluar. Ai është përballur me dëbimin pasi viza e tij u anulua për herë të dytë. Qeveria australiane e cilësoi 34-vjeçarin si një kërcënim për shëndetin publik. Avokatët e tij kanë apeluar kundër asaj që ata e quajtën një gjykim “irracional”.

Në vendimin e marrë me 16 janar 2022 nga gjykata federale në Australi, yllit serb të tenisti i anulohet viza dhe që ai duhet të largohet nga Australia për shkak të mosrespektimit të rregullave për mbrojtjen e shëndetit publik si dhe paraqitje të dokumenteve jo të sakta. Kështuqë tenisti më i mirë në botë Novak Gjokoviq duhet të largohet nga Australia dhe nuk do të lejohet të luajë në turneun Australia Open në Melbourne.

Pas këtij vendimi duket se tenisti serb është dorëzuar. “Do të marr pak kohë për të pushuar dhe rikuperuar, përpara se të bëj ndonjë koment të mëtejshëm përtej kësaj. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me dënimin”,– tha Djokoviç pas këtij vendimi.

“Unë e respektoj Gjykatën dhe do të bashkëpunoj për të organizuar largimin tim, – janë fjalët në deklaratën e lëshuar pas dënimit. – Ndihem i pakënaqur që fokusi ka qenë tek unë në javët e fundit dhe tani shpresoj që të kalojë në lojën dhe turneun që dua. Dua të uroj më të mirën për lojtarët, stafin, tifozët e “Australian Open”.

Gjithashtu dua të falënderoj familjen time, miqtë e mi, ekipin tim, tifozët e mi dhe bashkatdhetarët e mi për mbështetjen e vazhdueshme. Ju të gjithë keni qenë një burim i madh force për mua,” – është shprehur Novak Djokovic, tenisti numër një i botës dhe aktualisht kampioni në fuqi i “Australian”

Ndërkohë, serbi Djokovic ishte planifikuar të luajë sot në Australian Open në Melburn. Nëse do lejohej të luante dhe do të fitonte, ai do të bëhej tenisti më i suksesshëm për meshkuj në historinë e sportit me 21 tituj të mëdhenj

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img