Sunday, May 5, 2024

(Konferenca) Josa: Jemi gati për luftë! Tekniku kuqeblu, Mirel Josa ndërsa bën një pasqyrë të Vllaznisë në sfidat europiane shprehet optimist për sezonin e ri futbollistik

Lexo

Pas tre ditëve pushim të ardhura në mbyllje të ndeshjeve europiane, ku Vllaznia u eleminua nga skuadra rumune Universitatea, kuqeblutë i janë rikthyer proçesit stërvitor, tashmë për sezonin e ri futbollistik 2022-2023.

Ndonëse, për ballafaqimet me Universitatenë e Craiovës, ka folur para dhe pas dy takimeve të zhvilluara, fillimisht në Shkodër dhe më pas në Craiovë, tekniku Josa ka preferuar  të bëjë një panoramë të përgjithshme të dy takimeve. Dhe, këtë e ka realizuar përmes një konference shtypi të organizuar mesditën e sotme me gazetarët shkodranë.

Konferencë kjo që ka pasur në vetvete edhe prag sezonin e ri futbollistik, për të cilën trajneri Josa është shprehur optimist, madje duke deklaruar se Vllaznia është gati për luftë.

“Unë dhe lojtarët e mi jemi gati për luftë. Njëra skuadër vritet, tjetra shpëton e mbijeton. Do të hymë për të bërë më të mirën dhe për të fituar ndeshjen. Kemi parë lojtarë që janë paguar dhe kanë ardhur edhe s’kanë lënë asnjë gjurmë. Jo vetëm te Vllaznia, por dhe te skuadrat e tjera.”, u shpreh tekniku Josa në lidhje me sezonin e ri futbollistik.

Sa i takon përgatitjeve për sezonin e ri, Josa konfirmoi atë që ditë më parë e pati pasqyruar Veriu Sport, stërvitjen disa ditore në Shkodër dhe më pas spostimi në Pogradec. “Do të stërvitemi këtë javë këtu në Shkodër. Kemi dhe një javë tjetër për t’u stërvitur që do ta plotësojmë në Pogradec, ku edhe temperaturat janë optimale për këtë priudhë verore.”, tha Josa duke pranuar se merkato për Vllazninë është e hapur ku deri në mbyllje të saj, mund të ketë përforcime për reparte të ndryshme, përfshirë edhe sulmin.

I pyetur konkretisht për merkaton, Josa tha:“Çdo trajner do lojtarin sulmues, që jo vetëm të çojë topin në rrjetë, por duhet të organizojë dhe shokët e skuadrës. Unë kam besim te lojtarët që kam këtu. Këtu s’është problemi i aftësive teknike të lojtari. Duhet parë ana psikologjike, nëse ky e përballon këtë peshë, përpara kampionatit. Nuk po flasë vetëm për sulmuesit po dhe për të tjerët. Synimi i Vllaznisë është të jetë skuadër sa më e konsoliduar. Kush është ai që s’do të dali kampion. Unë këtë impenjim e kam parë te lojtarët, në mënyrën si stërviten.”

Në lidhje me ballafaqimet europiane, Josa mendon se pa mohuar problemet e shfaqura, skuadra ka bërë mirë. “Duhen sqaruar shumë probleme, sepse normalisht gjatë kësaj periudhe, kemi filluar punën dhe ka qenë një punë e ndërthurur, qoftë për pjesëmarrjen tonë në Europë, edhe për vazhdimësinë për sa i përket fillimit të kampionatit, që do thuajse tre javë. Në çdo punë që punon ka probleme. Ne duhet të mësojmë si t’i përmirësojmë këto probleme të cilat do të na dalin. Qoftë te skuadra, qoftë në mënyrë loje, qoftë në impenjimin e klubit në realizimin e kërkesave tona. Te kjo e fundit s’kemi pasur asnjë problem. Nëse e keni parë që nga fillimi mënyrën se si unë dua ta ndërtoj skuadrën, sepse nuk duhet të bëhet skuadra me shumë ndryshime nga viti në vit. Unë them që kemi bërë mirë deri në këtë periudhë. Seç do të bëjmë këtë 3-javorsh deri në mbyllje e merkatos na mbetet të presim.”, tha Josa.

Për Josën, duke pasë parasysh edhe nivelin e kundërshtarit Vllaznia duhet të mësojë nga këto ndeshje. “Normal që skuadra ka nevojë për përmirësime. Përmirësime të cilat do të na bëjnë ne të evidentojmë mënyrën e punës që duam. Këtë mund ta ndajmë në dy 90-minutësha. Ju e patë këtu pjesën e parë kishim problemet tona. Në të dytën ishim thjeshtë më të impeniuar. Problemet na dolën ndeshjen e dytë atje. Unë me futbollistët kam folur shumë pak. Ne duhet të kishim një mbështetje shumë më të madhe. Ata kishin një markim shumë të mirë. dy krahët e sulmit duhet të na funksionojnë shumë më mirë. edhe mesfusha duhet të ishte më e gatshme për të zotëruar topin.”, sqaroi tekniku kuqeblu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img