Në ndeshjen e parë luajtur të enjten e kaluar në transfertë ndaj Shiroki Brijeg, Vllznia u mund me rezultatin 3 me 1. Një ndeshje që realisht foli tërësisht në favorin e vendasve, porn ë të njëjtën kohë e shoqëruar edhe me problem jo të vogla në drejtim të gjykimit, për të cilin kuqeblutë janë ankuar në UEFA.
Në mungesë të trajnerit të parë, Thomas Brdariç i skualifikuar me karton të kuq në ndeshjen e parë, Vllazninë do ta udhëheqë në këtë ndeshgje nga pankina, zv.trajneri Elvis Plori. Është kjo arsyeja që Plori u paraqit sot në konferencën e shtypit që si zakonisht organizohet një ditë përpara ndeshjes zyrtare.
“Është e vështirë të përmbysim rezultatin, por mund t’ju them se moralisht skuadra është mjaft. Nuk ishte rezultati i merituar atje dhe nuk dua të kthehem te arbitrat që janë diskutuar. Shoh optimizëm për të kthyer rezultatin dhe kjo më mbush me shpresë. Duhen shumë gjëra për të fituar. Duhet të jemi kërkues dhe agresiv për të shënuar shpejt, por edhe të jemi të kujdesshëm, pasi do na godiste në çdo aspekt. Do bëhej dyfish më e vështirë. Duhet të jemi të përgatitur, të jemi agresivë dhe racional.”, u shprehe fillimisht para gazetarëve shkodranë, Plori.
Më pas, numri dy i panknkës kuqebli, foli edhe për tifozët. “ Shkodra ka qenë armë e fortë për çdo futbollist ndër vite. Jo më kot përmenden tifozët e zjarrtë të Vllaznisë. Mezi presim t’i kemi në stadium tifozët, seps eu bënë dy vite që na mungojnë”, tha Plori, ndërkohë që konfirmoi mungesën e kolegut të tij, Brdariç. “Brdaric mungon, por do të komunikojmë. Kemi bashkëpunim perfekt, ai është trajneri i parë në skuadrën tonë.”
Është folur shumë këto ditë të pragndeshjes që blear e verës për kuqeblutë, Liridon Latifi, do të jetë titular në këtë ndeshje të dytë, por Plori nuk e konfirmon:“Shpresojmë të shënojmë shpejt. Latifi nuk do luajë nga fillimi, të gjithë e njohin dhe ka shumë dëshirë, por nuk është ende i gatshëm. Do ketë minuta për të, por duke parë se si shkon ndeshja.”
Në vijim, Plori flet edhe për skuadrën kundërshtare duke e vlerësuar lojën e tyre. “Rivali vendoset mirë taktikisht dhe del shumë mirë përpara. Nëse e sulmon me shumë forca, duhet të shohësh edhe prapa.”, sqaroi ai.
Në mungesë të mesfushorit shkatërrues, Ardit Krymi, stafi ka bërë lëvizjet e duhura në formacion. “Jemi munduar të bëjmë korrigjime. Krymi na prish shumë punë që mungon. Do mundohemi të përshtatim Jonuzin dhe Kalezic, që ta përballojmë mungesën e tij.”, tha Plori.
Në mbyllje, ai nuk la pa komentuar edhe arbitrat që do të gjykojnë sfidën në “Loro Boriçi”. “Nuk e shikoj veten të aftë të gjykoj një arbitër pa nisur ndeshje. Arbitrat e huaj, kur kanë ardhur këtu edhe në kampionat, nuk ka pasur protesta siç ndodhi atje me ne. Uroj të mos ndodhë më”, mbylli prononcimin e tij në konferencën për shtyp organizuar në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, zv.trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori.