Wednesday, December 11, 2024

(Konferenca) Pragndeshja, Vllaznia- Shiroki Brijeg/ Mbrojtësi Mevlan Adili sfidon kundërshtarin: Edhe nëse vjen me arbitrin e ndeshjes së parë, në Shkodër e mundin me tifozërinë tonë

Lexo

Humbja e Vllaznisë në ndeshjen e parë të luajtur në transfertën boshnjake, në kampin kuqeblu i është faturuar e gjitha gjykimit, ku sipas tyre, arbitri rus ka qënë i njëanshëm në favorin e vendasve të Shiroki Brijeg. I këtij mendimi është edhe mbrojtësi kuqeblu, Mevlan Adili, i cili gjatë konferencës për shtyp dhënë mesditën e sotme në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” u paraqit shumë i vendosur dhe plot besim në fitoren dhe kualifikimin e Vllaznisë për në turin tjetër. Madje, entuziasmi i tij shkon deri aty sa thotë se edhe nëse skuadra kundërshtare vjen me të njëjtin arbitër edhe në Shkodër, Vllanzia do ta eleminojë.

“Shiroki Brijeg” kishte  më shumë raste shënimi në portën tonë gjatë ndeshjes së parë, sepse nuk ishim agresiv. Por, edhe po të vijnë me të njëjtin arbitër në Shkodër, nuk i kemi frikë fare sepse kemi tifozët. Nuk do e kenë të lehtë siç e patën në Bosnje. Duhet të jemi agresiv dhe këmbëngulës ne që nga minuta e parë, e kemi biseduar një gjë të tillë edhe me trajnerin”, theksoi shqiptaro-maqedonasi, i Vllaznisë, Mevlan Adili.

Besimin në fitore dhe kualifikimin e turit, Adi e bazon edhe tek tifozëria shkodrane, e cila shpreson të jetë e shumtë në numër në mbështetje të skuadrës. “Të gjithë e dimë çfarë ndeshje na prêt, e dimë se duhet të përgjigjemi pozitivisht. Jemi optimist për ndeshjen e nesërme. Tifozët janë arma më e fortë e Vllaznisë dhe besoj se ardhja e tyre na gëzon shumë sepse na kanë munguar shumë gjatë këtyre dy viteve. Me ta do jemi më të fortë dhe mund t’ia dalim bashkë. Shanset janë të mëdha. Ata na kanë shënuar tre dhe ne mund t’i shënojmë atyre gjithashtu. Mrekullia është mes nesh dhe ne mund të besojmë. Ndeshjen e fundit nuk ishim agresiv dhe kjo na penalizoi.”, u shpreh Adili.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img