Ashtu siç pritej, sfida mes Skënderbeut dhe Kastrotit, dy skuadrave që luftojnë për mbijetese ka qënë shumë e dyluftuar. Ndeshja e luajtur sot në stadiumin “Skënderbeu” në kuadrin e javës së 14-të të Kategorisë Superiore, është mbyllur me fitoren e skuadrës korçare me rezultatin 2 me 1. Fitore kjo që duket se i ka dhënë fund krizës tek korçarët, pasi tre pikët e marra ndaj krutanëve bëjnë që Skënderbeu të dal nga “zona e ftohtë” e renditjes, madje duke u ngjitur në vendin e 7-të të renditjes, tashmë në kuotën e 14 pikëve.
Referuar kronikës së lojës, duhet thënë se goli i shpejtë i Mensah në harkun kohor të dhjetë minutave i jep entuziasmin korçarëve vendas. Disavantazhi nuk i dekurajon miqtë nga Kruja, dhe pas shumë këmbënguljeve arrijnë të barazojnë në të 40-të minutë me anë të Grecës.
Epërsia e vendasve rikthehet në minutën e 68-të, përmes një gjuajtje të fortë diagonal të Meksit. Gol ky që ndez stadiumin “Skënderbeu” që mbështet fuqishëm skuadrën e tij në jë ndeshje vertet delikate për fatet e Superiores. Vendasit, mund ta thellonin avantazhin me anë të shkodranit Belajdi Pusi kur 75-të shfaqet para Vatës dhe ka mundësinë të mbyllë ndeshjen.
Një tjetër shkodran, si Ardit Nikaj i lëshuar në fushë nga trajneri Memelli shfaqet i rrezikshëm për portën krutane, por ndërhyrja e mbrojtjes së Kastriotit në momentin final eviton golin e tretë në ortën e tyre. Është po Nikaj, ai cili në minutën e fundit të kohës së rregullt, godet fuqishëm drejt portës së Vatës, por ky i fundit e grumnton në korner.
Shtatë minutat shtesë të ndeshjes shoqërohen me përpjekjet e fundit të Kastriotit për të gjetur golin e barazimit, por vendasit nuk lëshojnë dule mbajtur në fuqi avantashin e minutës së 68-të duke marrë tre pikë shumë të vlefshme për fatin e qëndrimit në Superiore.