Friday, October 18, 2024

Kosovë-FC Suhareka, njofton largimin e trajnerit Shpëtim Duro

Lexo

Shpëtim Duro nuk është më trajner i Suharekës. Klubi i Superligës së Kosovës ka njoftuar marrëveshjen e dyanshme për ndërprerjen e bashkëpunimit. Një rrugëtim që nisi në verë, por që tani duhet të ndalet këtu, pas 7 ndeshjeve të luajtura në kampionat. Suhareka(13 pikë) ndodhet 4 pikë larg vendit të parë, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.

Njoftimi i klubit:

𝐅𝐚𝐥𝐞𝐦𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐨𝐫 𝐃𝐮𝐫𝐨 !

“Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me kryetrajnerin Shpetim Duro.

Ndihemi të lumtur për bashkëpunimin dhe shumë mirenjohës për punën e bërë deri më tani ku ishte kënaqësi që në radhët tona kishim një njeri si Shpetim Duro.

Ju urojmë shumë suksese në vazhdim e gjithë kryesia, stafi dhe futbollistët të jemi falenderues për gjithçka”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img