Kosovë-Foto Lajm/Edi Martini-Festa e fitores në derbin e Mitrovicës

Pas dorëheqjes nga stoli i Teutës së Durrësit, trajneri shkodran Edi Martini, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së ardhur nga presidenca e Trepçës në Kampionatin e Ligës së Parë të futbollit kosovar.

Dhe, prova e parë e Martinit ka qënë në derbin e Mitrovicës, ku skuadra e drejtuar prejt tij, Trepça ka mundur me rezultatin 1 me 0 ekipin tjetër të këtij qyteti, KF Mitrovica.

Sfidën e luajtur në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës  e ka vendosur Ardit Miftari me golin e shënuar në minutën e 80-të duke sjellë entuziasmin në kampin e Trepçes, gjë të cilën e përcjellë edhe foto që shoqëron shkrimin, në qëndër të së cilës shfaqet edhe trajneri Edi Martini duke shijuar fitoren e parë që në ndeshjen e parë debutuese të tij në kampionatin kosovar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu