Monday, August 25, 2025

Kosovë-Luhet java e dytë e Superligës. FC Ferizaj, ku luan shkodrani Antonio Marku dhe Prishtina, kryeson me dy fitore radhazi

Lexo

AlbiMall Superliga e Kosovës ka vazhduar pasditen e së dielës me tri ndeshje interesante të xhiros së dytë, ku Ferizaj dhe Dukagjini realizuan fitore të rëndësishme, derisa Ballkani u ndal në barazim nga Malisheva.

Në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Ferizaj e mposhti Prishtinën e Re, me rezultat minimal 1:0. Fitoren e dytë radhazi për skuadrën e udhëhequr nga Arsim Abazi e vendosi autogoli i qendërmbrojtësit Elvis Prençi, në minutën e 63-të. Pas kësaj fitoreje, Ferizaj, skuadër me të cilën luan edhe futbollisti shkodran Antonio Marku, numëron gjashtë pikë nga dy ndeshje, pasi në javën e parë triumfoi në shtëpi ndaj Dritës.

Ndërkohë, Dukagjini shënoi fitoren e parë të sezonit, duke e mposhtur Gjilanin në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me rezultat 2:0. Mërgim Pefqeli zhbllokoi ndeshjen në minutën e 34-t me një goditje me kokë, derisa në minutën e parë të kohës shtesë Iljasa Zulfiu vulosi fitoren me golin e dytë.

Ballkani nuk shkoi më shumë se një barazim në shtëpi (1:1) kundër Malishevës. Skuadra mysafire kaloi në epërsi në minutën e 11-të me golin e Altin Aliut, ndërsa për kampionin në fuqi barazoi Giovanni në minutën e 62-të.

Në mbrëmje u zhvillua edhe ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku prishtinasit e drejtuar nga trajneri Arsim Thaçi, fitoi me rezultat bindës 3:0. Golin e parë për bardhekaltrit e kryeqytetit e shënoi Mario Ilievski në minutën e 37-të. Me epërsinë e një goli u mbyll pjesa e parë. Ndërkohë, nuk vonoi shumë goli as në pjesën e dytë, kur talenti 17-vjeçar Rin Ahmeti, realizoi nga pika e bardhë për 2:0, në minutën e 58-të.

Ndeshja tjetër ndërmjet Dritës dhe Drenicës është shtyrë për shkak të angazhimit të klubit gjilanas në arenën evropiane.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img