Që prej ditës së sotme, FC Ballkani ka në krye të skuadrës trajnerin nfa Shqipëria, Orges Shehi. Pas një karriere shumë të pasur si portjer me disa skuadra të kampionatit shqiptar, Orges Shehi ka vendosur që karrieren e tij sportive ta vijojë me FC Ballkanin. Pas nënshkrimit të kontratës zyrtare me drejtuesit e klubit kosovar, Shehi ka veshur kostumin sportive dhe ka zbritur në fushë duke zhvilluar seancën e parë stërvitore me FC Ballkanin. Njoftimet zyrtare për këtë lëvizje vijnë FC Ballkani.
Mirësevjen Orges Shehi!
Me kënaqësi ju njoftojmë emërimin e trajnerit të ri të skuadrës, Orges Shehi.
Shehi, një emër i njohur në futbollin shqiptar, sjell me vete përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të çuar përpara sukseset e klubit tonë.
FC Ballkani, kampion i Kosovës për tre vite radhazi, mbetet i përkushtuar për të vazhduar traditën e arritjeve dhe për të ngritur standardet e futbollit në vend. Besojmë se me lidershipin dhe aftësitë e Orges Shehit, skuadra jonë do të vazhdojë të shkruajë histori në fushën e lojës.
I mirëpresim Orges Shehin dhe stafin e tij në familjen tonë të madhe të FC Ballkanit dhe i urojmë suksese të shumta në këtë kapitull të ri! Forca Ballkani!
Tifozë të dashur,
Trajneri ynë i ri menjëherë e ka mbajtur seancën e parë stërvitore, ku energjia e tij dhe gadishmëria e skuadrës, janë në nivel të lartë.
Duke besuar në rikthim të shpejt te rezultatet pozitive, i urojmë punë të mbarë timonjerit tonë. Na priftë e mbara