Saturday, July 26, 2025

Kosovë-Pas Strugës, FC Ferizaj i Superligës kosovare, ku luan shkodrani Antonio Marku, vazhdon fazën përgatitore në Bullgari. Testi në miqësoret e luajtura shumë pozitiv

Lexo

FC Ferizaj, pjesë e Superligës së Kosovës, i cili sezonin e kaluar e mbylli në vend të katërt duke humbur pjesëmarrjen në Europë në javën e fundit të kampionatit, po kryen një fazë përgatitore shumë serioze.

E ndarë në dy pjesë, fillimisht skuadra qëndroi për periudhë tre javore në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku edhe zhvilloi katër ndeshje me miqësore, mes të cilave edhe me Dinamon e drejtuar nga Ilir Daja, ndërkohë që aktualisht prej dy javësh skuadra është zhvendosur në Bullgari ku po kryen një tjetër fazë përgatitore themelore.

Drejtuesit klubit ferizian, kanë plotësuar kërkesat e stafit teknik duke firmosur me disa futbollistë cilësorë, mes të cilëve është edhe shkodrani Antonio Marku, i cili pas Suharekës dhe  Drenicës, skuadra me të cilat u shpall kampion, ka preferuar të vazhdojë karrieren e tij sërishmi në kampionatin kosovar.

Krahas përkushtimit në proçesin stërvitor, faza përgatitore po shoqërohet me ndeshje të shumta miqësore, ku e fundit ishte kjo e pasdites së sotme, kur FC Ferizaj barazoi 1 me 1 me ekipin FC Arkadak, ekip i cili po kryen edhe ai fazën përgatitore në Bansko të Bullagarisë.

Ajo që vlen të theksohet, ka të bëjë me rezultatet pozitive të arritur, ku dominojnë fitoret, por ka edhe barazime, ndërkohë që nuk ka asnjë humbje, çka duket se ka marrë nota vlerësuese nga drejtuesit e klubit, të cilët për këtë sezon futbollisti i kanë vënë skuadrës objektiv, fitimin e trofeut, dhe minimalisht, pjesëmarrjen në Europë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img