Tuesday, October 28, 2025

Kreu i FSHF-së, Armand Duka, uron Vllazninë e futbollit femra për suksesin e kualifikimit në grupet e Ligës së Kampioneve të Europës

Lexo

- Reklamë -spot_img

Suksesi i Vllaznisë në futboll për femra, e cila mbrëmjen e së mërkurës eleminoi kampionen e Ukrainës duke u kualifikuar në 12-të skuadrat më të mira të Europës ka marrë vemendjen e kreut të FSHF-së, Armand Duka, i cili përmes një postimi publik ka uruar skuadrën shkodrane për suksesin e arritur.

“Futbolli është i bukur se na dhuron emocione të ndryshme ditë pas dite.

Sot Vllaznia e vajzave ka shkruar historinë me fitoren kundër ekipit ukrainas të Vorskla Kharkiv dhe tashmë do të marrë pjesë në grupe të Champions League për herë të parë.

Urimet e mia më të sinqerta për vajzat e Vllaznisë, stafin drejtues dhe Presidentin Lazër Matija. Urime për punën e përditshme me vullnet, pasion e përkushtim për të qenë krenaria e qytetit tuaj të mrekullueshëm Shkodrës, por edhe Shqipërisë.

Në FShF kemi bërë një punë të jashtëzakonshme për mbështetjen e futbollit të vajzave, por ju, na treguat me punën tuaj, se duhet të bëjmë më shumë.

E tani, të jemi gati të shohim vajzat tona të Vllaznisë të shkruajnë historinë e të na përfaqësojnë denjësisht në Europë.

Urime Vllaznia. Urime vajza!”, shkruan presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

70 minuta me 10 lojtarë, Bylis mund në shtëpi Vorën 2-1, me golat e Ualison dhe Songo. Superiore-Java e 9-të

Bylis-Vora  2-1(Shënues: Ualison 22’, Songo 77’/Karrica 57’) Bylis:Vashu,Kane,Peralta,Përndreca,Adeduro,Malomo,Muktar,Marku,Përgjoni,Abazaj,Ualison Trajner:Mirel Josa Vora:Ruçi,Zuna,Repaj,Tabaku,Karrica,Kasalla,Bardhi,Vrapi,Dalipi,Shehi,Geci Trajner:Arjan Bellai Gjyqtarë:Ditmir Grimci(Shkodër),Marjus Qose(Lushnje),Jetmir Podgorica,Indrit Myrtja(Shkodër) Var:Orlando Kuka(Tiranë) Avar:Enea...
- Advertisement -spot_img