Friday, April 26, 2024

Kreu i FSHF-së, Armand Duka, uron Vllazninë e futbollit femra për suksesin e kualifikimit në grupet e Ligës së Kampioneve të Europës

Lexo

Suksesi i Vllaznisë në futboll për femra, e cila mbrëmjen e së mërkurës eleminoi kampionen e Ukrainës duke u kualifikuar në 12-të skuadrat më të mira të Europës ka marrë vemendjen e kreut të FSHF-së, Armand Duka, i cili përmes një postimi publik ka uruar skuadrën shkodrane për suksesin e arritur.

“Futbolli është i bukur se na dhuron emocione të ndryshme ditë pas dite.

Sot Vllaznia e vajzave ka shkruar historinë me fitoren kundër ekipit ukrainas të Vorskla Kharkiv dhe tashmë do të marrë pjesë në grupe të Champions League për herë të parë.

Urimet e mia më të sinqerta për vajzat e Vllaznisë, stafin drejtues dhe Presidentin Lazër Matija. Urime për punën e përditshme me vullnet, pasion e përkushtim për të qenë krenaria e qytetit tuaj të mrekullueshëm Shkodrës, por edhe Shqipërisë.

Në FShF kemi bërë një punë të jashtëzakonshme për mbështetjen e futbollit të vajzave, por ju, na treguat me punën tuaj, se duhet të bëjmë më shumë.

E tani, të jemi gati të shohim vajzat tona të Vllaznisë të shkruajnë historinë e të na përfaqësojnë denjësisht në Europë.

Urime Vllaznia. Urime vajza!”, shkruan presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img