Stafi mjekësor i KF Tirana njofton se lojtari Klevi Qefalia ka kaluar tashmë gjëndjen e rëndë shëndetësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Klevi do të mbahet nën mbikëqyrjen e mjekëve të specializuar për t’u rikthyer sa më shpejt në gjendjen optimale. Një fjalë falenderimi shkon për stafin mjekësor të klubit për ndërhyrjen e shpejtë si edhe mjekëve të spitalit të traumës në spitalin ushtarak në Tiranë për kujdesin intensiv ndaj lojtarit.
Shërim të shpejtë Klevi, shtëpia jote e dytë pret të rikthehesh sa më shpejt mes nesh.