Blerja e re e Beshiktashit, Kristjan Asllani, mori karton të kuq pas një rishikimi të VAR vetëm 6 minuta pasi hyri si zëvendësues në ndeshjen e tij të parë.
Në minutën e 76-të të ndeshjes mes Beshiktash dhe Konyaspor 2-1, mesfushori kuqezi zbriti në fushën e lojës për herë të parë me skuadrën e re duke zëvendësuar Cengiz Ünder.
Në minutën e 82-të, Asllani bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj Deniz Türüç. Pas një sinjalizimi nga VAR, gjyqtari Batuhan Kolak shkoi te monitori për të shqyrtuar faullin dhe vendimi ishte i ashpër: karton i kuq.



