Friday, March 6, 2026

Kritika për VAR-in edhe Itali. Xhixhi Buffon analizon rastin Kalulu-Bastoni në sfidën e Inter-Juventus

Lexo

- Reklamë -spot_img

Gianluigi Buffon, kreu i delegeacionit të kombëtares italiane dhe legjendë e Juventusit, ka folur së fundi për “Il Messaggero”. Mes të tjerash ai ka prekur edhe rastin e shumëpërfolur të kartonit të kuq të Kalulu pas simulimit të Bastonit në sfidën Inter-Juventus.

“Si mund të mos ndërhysh për një gabim aq të rëndë, si ai në rastin e Kalulu? Kush mund ta konceptuar një rregull të tillë? Është një procedurë që të bën të çmendesh. Nëse eviton një gabim të madh, i bën mirë lojës së futbollit. Nuk është e kundërta. Sigurisht, nuk është normal ai që e ka krijuar këtë rregull”, – ka thënë Buffon.

Ish-portieri i njohur i Juventusit dhe Italisë ka pohuar se ka biseduar me Bastonin në lidhje me atë episod.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img