Sunday, September 8, 2024

Krutanët mundin komshinjtë kurbinas, 2-1. Kastrioti jep sinjale mbijetese

Lexo

Kastrioti-Laçi 2-1

(Shënues:Mihana 47′, Ajazi 90+4′ / Guindo 71′)

2 me 1 në favor të krutanëve ka përfunduar ndeshja e luajtur mes komshinjëve veriore, të cilët mundën kurbinaxit me rezultatin 2 me 1. Një fitore kjo tre pikëshe për Kastriotin e drejtuar nga trajneri Emiliano Çela, e cila i jep më shumë “oksigjen” për të luftuar deri në fund për qëndrimin në Superiore.

Me 27 pikët e grumbulluara, Kastrioti merr një tjetër moral për të ngulmuar në javët në vazhdim, gjë që e shprehu pas ndeshjes edhe vetë tekniuku Çela. Ndërkohë, humbja për Laçin që vinte pas fitores me Vllazninë, është një hap prapa, pasi e mban në vendin e 8-ë me 33 pikë dume e rikthyer edhe një herë në “ujrat e turbullta” të rezultateve negative.

Referuar ecurisë së ndeshjes, pas barazimit pa gola në 45 minutat e para, pjesa e dytë nisi me gol në portën laçjana kur Mihana në të 47-tën minutë kalon në avantazh krutanët.

Kurbinasit e Gentjan Mezanit barazojnë me Guindonë në minutën e 71’, ndërkohë dy minuta nga fundi i krejt ndeshjes gjejnë edhe golin e dytë  me autor Babatunde,  por pas verifikimit të pamjeve të sistemit VAR, anulohet për një prekje të topit me dorë.

Dramacite është rezervuar pikërisht në minutat shtesë, ku nga gjashtë të tilla, në të katërtën krutanët gjejnë golin e avantazhit me autor Ajazin, gol i cili firmos fitoren e Kastriotit 2-1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img