Saturday, July 27, 2024

Fitorja e Kastriotit ndaj Laçit 2 me 1, flasin pas ndeshjes, trajnerët Çela dhe Mezani

Lexo

Emiljano Çela(Trajner i Kastriotit):

“Ishte një ndeshje finale për ne, shansi i fundit për të qëndruar në lojë. Nga sot shkruajmë një faqe të re, shkruajmë historinë tonë. Luajtëm nga një kundërshtari të fortë, ndryshuam diçka, kishim përballë një kundërshtar të fortë dhe si Mazrekaj, ishim brenda logjikës së lojës dhe punës. Kur pësuam patëm një tërheqje, lojtarët kanë qenë të rënduar për shkak të gjendjes në të cilën ndodhemi. Pas golit të Laçit loja shkoi në trazicion, ekipet u ndanë në dy reparte, patëm fat që u anulua goli. Patëm fat dhe karakter, nuk kemi më ngjeshje kalendari, kemi cilësi, i kemi të gjitha mundësitë që ti fitojmë të gjitha ndeshjet e sotme.  Nuk e pash golin e anuluar të Laçit, por kam parë penalltinë e anuluar më Teutën në minutën e 92-të, kam parë penalltinë e jo akorduar në këtë ndeshje në minutën e 83-të të Grecës, kam parë shumë e shumë raste të tjera këto 5-6 javë që mendoj që na u përkthyen në këtë ndeshje të sotme, besoj te kompensimi. Shpresoj të ruajmë vazhdimësinë. Nuk u dorëzuam fare, ekipet nuk e përballojnë dot tranzicion pas minutës së 85-të”.

Gentian Mezani(Trajner i Laçit):

 “Sigurisht që kemi keqardhje. Jo vetëm keqardhje kemi lënë pikë që do të na kushtojë jashtëzakonisht shumë. Kemi mundur ne veten. Nuk mund të pësojmë gol në goditjet standarde në çdo ndeshje. Jemi munduar t;i përmirësojmë. Por të gjithë duhet të japim më të mirën e mundshme në fushën e lojës. Unë e pash rastin dhe mendoj se dora është në pozicion natyral. Vetëm të heqë krahun. Nuk ka ku ta çoj dorën. Por pjesa mbrapa pas këtij goli të anuluar. Kur flet trajneri, lojtarët ta dëgjojnë. Ndeshja mbaron kur i bie bilbilit arbitri. Disa lojtarë nuk e kanë menduar mirë. Mendoj se janë pikë të lëna dhe jam pa fjalë. E keqja e kësaj skuadre na ka shoqëruar. Ne duhet të pësojmë gol pastaj të reagojmë. Gjë që unë jam munduar të flas dhe të karikoj skuadrën. Nuk e dinë forcën e tyre. Këta lojtarë reagojnë pasi e pësojnë. Nuk është ndeshja e parë që humbasim me goditje standarde. Kur jepen detyra ato duhen t’i zbatojnë. sot dështuan në zbatimin e këtyre detyrave. Lojtarët duhen të jenë më të përgjegjshëm. Detyrat zbatohen kur jepen dhe duhen të marrin përgjegjësi. Unë mendoj se të gjithë lojtarët që futen në fushën e lojës janë të barabartë. Shkurtaj ishte gati, por menduam siç po shkonte loja në mënyrë të tillë që nuk e futëm dot në fushë. Kjo është arsyeja”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img