Pak orë përpara ndeshjes shumë të rëndësishme të UEFA Conferencë Leagu, Vllaznia-Vikingur(Islandë), e cila luhet sot në stadiumin “Loro Boriçi”, prej orës 20:30, kreu i Bashkisë Shkodër, ka bërë një ftesë publike duke i kërkuar të gjithëve të jenë në stadium.
“Sot të gjithë në stadium!
Të bashkuar në mbështetje të ngjyrave kuqeblu!
Vllaznia përballet me islandezët e Vikingur në stadiumin “Loro Boriçi” në ora 20:30.
Le ta mbushim shkallët dhe t’i japim zemër ekipit tonë! #ForcaVllaznia”, shkruan në postimin e tij zyrtar, kryebashkiaki Benet Beci.