Përfaqësuesit e katër ekipeve kampione, Vllaznisë së Shqipërisë, Ferencvarosh(Hungari), Racing Union(Luksemburg) dhe kampionia e bjellorusisë, Dinamo BSUPC, pjesë e Women Champions League janë pritur mbrëmjen e së martës nga Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci.
Në takimin e zhvilluar në zyrën e tij, kryebashkiaku shkodran i ka uruar mirëseardhjen në Shkodër ekipeve të huaja, duke i uruar njëkohësisht edhe për një garë sa më të fortë dhe të bukur sportive.
Gjatë takimit u shkëmbyen dhurata të ndërsjellta mes dy palëve, ndërkohë që zoti Beci, nuk ka hezituar të uroja në veçanti ekipin e Vllaznisë të kurorëzojë me sukses garën grupin 4 si dhe kualifikimin për në fazën e grupeve.
“Vllaznia e vajzave synon që edhe këtë vit të bëjë hapin e suksesshëm drejt turit të tretë të UEFA Champions League. Sot pata kënaqësinë të pres përfaqësuesit e 4 ekipeve të Grupit 4, mes të cilëve është edhe Vllaznia.
Një mesazh mirëseardhjeje për të gjitha ekipet që ndodhen në Shkodër dhe një ftesë për të gjithë shkodranët: le të jemi së bashku nesër, ora 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, për të mbështetur vajzat e Vllaznisë.#forcavllaznia”, shkruhet në profiling zyrtar të kryebashkiakut shkodran, Benet Beci.