Regullimi i “Ligjit të Sponsorizimeve”, Kryeministri Rama premton mbështetje nga qeveria. Takim i organizuar në “Shtëpinë e futbollit”

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” vizionin e tij për sportin. Ndër të tjera ai theksoi edhe njëherë se do të ndërtohen tre stadiume në Vlorë, Korçë dhe Durrës. Ai premtoi edhe rregullimin e “Ligjit të Sponsorizimeve”.

Në takimin e zhvilluar të mërkurën, në ambjentet e “Shtëpisë së Futbollit”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama theksoi edhe njëherë rëndësinë dhe mbështetjen që i ka dhënë qeveria e tij zhvillimit të sportit në vend. A renditi disa nga objektet e rëndësishme sportive që do të ndërtohen.

“Ne kemi çuar përpara tre projektet e reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit që tani janë në fazën e garave për Partnerin Privat. Ndërkohë ka mbaruar edhe konkursi për stadiumin “Selman Stërmasi” kemi filluar procesin për Pallatin e Sportit që duhet të transformohet në një pallat që të jetë në gjendje që presë finale të nivelit më të lartë ndërkombëtar nga pikëpamja e kapacitetit. Besoj që nuk mund të rrimë në vendnumëro vetëm me një pistë atletike si ajo që kemi ndërtuar

Kryeministri premtoi edhe rritje për buxhetin në Komitetin Olimpik dhe miratimin e Ligjit të Sponsorizimeve.

“Vitin e ardhshëm do ta fillojmë me rritje të buxhetit të Komitetit Olimpike. Mendoj që ka ardhur koha që të ulemi me seriozitet dhe të mbyllim edhe çështjen e Ligjit te Sponsorizimeve.

Nëse sot ne kemi një shembull që s’mund të imagjinohej disa vite më parë, të fëmijëve që mësojnë të luajnë në skuadër në një nga shkollat më të famshme siç është ajo e Manchester City-t,

Po punojmë të krijojmë akademinë e tenisit në Durrës, të Rafa Nadalit. Kemi nisur diskutimet me NBA për akademinë e tyre.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, Rektori i Universitetit të Sporteve Agron Kasa, drejtues të Federatave sportive, sportistë elitarë, kampionë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, si dhe trajnerë e koordinatorë nga programet sportive në shkolla dhe akademitë sportive.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu