Sunday, November 24, 2024

Kualifikueset e Botërorit 2023 për femra / Trajneri Armir Grima shpall listën për sfidat me Kosovën & Belgjikën. Nga 24 lojtare të grumbulluara, 11 janë nga Vllaznia

Lexo

Kombëtarja shqiptare e femrave do të nisë që nga sot përgatitjet për fillimin e edicionit të ri të ndeshjeve kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”.

Trajneri i ekipit kuqezi, Armir Grima ka bërë publike këtë të shtunë listën me emrat e futbollisteve të grumbulluara për dy ndeshjet e para që Shqipëria do të luajë ndaj Kosovës më 16 shtator në “Elbasan Arena”, ndërsa pesë ditë më vonë do të zhvillojë një tjetër ndeshje ndaj Belgjikës në transfertë. Grima ka ftuar 24 lojtare për këto dy ndeshje, me 16 prej vajzave që aktivizohen në kampionatin shqiptar, 3 në kampionatin kosovar dhe 5 në kampionatin europian dhe amerikan.

Për t’u theksuar është se në listën e përfaqësueses së femrave, nga 24 që është numri i lojtareve të grumbulluara, 11 janë nga nga ekipi kampion Vllaznia. Ato janë: Albina Rrahmanani, Arbenita Curraj, Sara Maliqi, Matilda Gjergji, Qëndresa Krasniqi, Esmeralda Franja, Luçie Gjini, Megi Doçi, Ejsi Lufo, Gresa Berisha.

Vajzat kuqezi janë shortuar në grupin F, së bashku me Poloninë, Norvegjinë, Belgjikën, Kosovën dhe Armeninë. Përfaqësuesja e femrave do të tentojë të marrë maksimumin nga këto dy ndeshje të shtatorit, teksa do të rikthehen të luajnë sërish në tetor, fillimisht ndaj Armenisë më 21 tetor e më pas do të udhëtojë në transfertën polake më 26 tetor. Në nëntor, Shqipëria do të presë Norvegjinë në shtëpi, me ndeshjen që do të zhvillohet më 25 nëntor dhe më pas do të luajë ndaj Kosovës në transfertë më 30 nëntor.

Kombëtarja rikthehet të luajë më 7 prill të vitit 2022 ndaj Belgjikës në shtëpi dhe më 12 prill do të udhëtojë drejt Armenisë. Fushata e kualifikueseve mbyllet në shtator, ku më 1 shtator vajzat kuqezi do të luajnë ndaj Polonisë dhe më 6 shtator do të luajnë në transfertë ndaj Norvegjisë.

Kombëtarja e femrave ka njohur rritje vitet e fundit, ku për herë të parë është ngjitur në vazon e katërt, sipas klasifikimit të fundit të UEFA-s, duke u renditur në vendin e 33-të dhe duke lënë pas shtete si Maqedonia e Veriut, Turqia, Mali i Zi, Izraeli etj.

Lista e futbollisteve të grumbulluara:

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img