FSHF-Starton edhe Kategoria e Parë, derbi verior, Tërbuni-Burreli, barazim 0-0

Lexo

Pas Kategorisë Superiore të premten, edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë, ka ngritur të shtunën siparin e tij, me takimet e javës së parë, që janë luajtur të gjitha pasdite. Siç dihet, ky sezon ka sjellë një ndryshim madhor, pasi, ndryshe nga ato të kaluara, do të luhet jo me dy, por me një grup të vetëm, prej 16 skuadrash dhe me vetëm dy faza, nga 3 që zhvilloheshin më parë.

Kështu, në 8 takimet e javës së parë, ku u shënuan gjithsej 14 gola, janë regjistruar 4 fitore të skuadrave vendase, vetëm një barazim dhe 3 fitore të skuadrave udhëtuese.

Me shumë interes në këtë javë të parë pritej derbi verior, Tërbuni-Burreli. Dy skuadra këto, që sezonin e ri futbollistik e kanë nisur duke ulur në pankinat e tyre dy emra të njohur të futbollit shqiptar, shkodrani Elvin Beqiri tek Tërbuni dhe matjani Saimir Patushi tek Burreli. Megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, rrjetat mbeten të paprekura duke ndarë nga një pikë në këtë javë të parë.

Besa dhe Shkumbini nuk kanë gabuar në shtëpi, duke mposhtur me të njëjtat shifra, 2-1, përkatësisht ndaj Turbinës së Cërrikut dhe Vorës, ndërsa fitore 2-0 korri në shtëpi edhe Maliqi, që mundi Lushnjën. Fitore në rikthimin pas 5 vitesh në Kategorinë e Parë korri edhe Butrinti, që mundi 1-0 Pogradecin me një gol në pjesën e pare.

Ndërkaq, Korabi i Peshkopisë fitoi 2-0 në Berat ndaj Tomorit vendas, ashtu sikundër bëri në Lezhë edhe Bylisi, që mposhti me të njëjtat shifra Besëlidhjen, por edhe Erzeni, që mundi me një gol të vetëm në Fier, Apoloninë. Ndeshjet e javës së dytë të Kategorisë së Parë luhen të shtunën e ardhshme.

Kategoria e Parë

Java e parë:

Tërbuni – Burreli              0-0

Besa – Turbina  2-1

Shkumbini – Vora            2-1

Maliqi – Lushnja                   2-0

Butrinti – Pogradeci        1-0

Tomori – Korabi                      0-2

Apolonia – Erzeni             0-1

Besëlidhja – Bylis             0-2

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -