Arbitrja shqiptare Emanuela Rusta është përzgjedhur të drejtojë ndeshjen ndërkombëtare mes Spanjës dhe Islandës, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit për vajza të vitit 2027.
Ndeshja do të zhvillohet ditën e martë në stadiumin “Estadio Municipal Castalia”, në orën 19:00.
Në këtë përballje, Rusta do të ketë në krah si asistente Mirjeta Sallën dhe Nicoleta Bria-n, ndërsa arbitre e katërt do të jetë Kejsi Tafili.
Përzgjedhja e saj për një sfidë të këtij niveli konfirmon besimin që instancat ndërkombëtare të futbollit vijojnë t’i japin arbitrimit shqiptar.



