Saturday, November 23, 2024

Kualifikueset e Botërorit! Sot, ora 18:00, Qipro- Shqipëri në RTSH 3

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll për meshkujve luan sot përballjen e parë të vitit 2021. Të besuarit e teknikut Afrim Bilali kanë udhëtuar drejt Qipros, ku sot në orën 18.00 luajnë në Nikosia ndaj vendasve. Ekipi ynë kombëtar në fakt ka disa ditë që është grumbulluar dhe stërvitej në ambjentet e klubit “Goga Basket” dhe optimizmi për një rezultat pozitiv është i madh. Ekipit i janë bashkuar në Qipro edhe tre lojtarët cilësorë, që aktivizohen në kampionatin Italian: Rei Pullazi, Celis Taflaj dhe Ferdi Bedini. Kujtojmë që Qipro është i vetmi ekip që Shqipëria ka fituar në ndeshjet e luajtura në grupin e saj pre/kualifikues. Në datën 20 shkurt, Shqipëria do të ketë një tjetër përballje në Bjellorusi.

Nga sa bëhet e ditur, ashtu si edhe në çdo ndeshje tjetër të ekipit kombëtar të basketbollit, edhe sot sfida, Qipro-Shqipëri do të përcillet nëpërmjet platformës digjitale të transmetuesit publik, duke filluar nga ora 18.00 në kanalin RTSH 3. Suksese kuqezinjëve tanë të koshit!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img