Nisin kualifikueset e Kupës së Botës 2026, me Spanjën në Grupin E që ka arritur një fitore 3-0 në transfertë përballë Bullgarisë. Oyarzabal 5’ zhbllokoi sfidën, ndërsa Cucurella 30 dhe Merino 38’ kompletuan fitoren që në pjesën e parë. Turqia gjithashtu bëri një paraqitje të mirë, duke mposhtur Gjeorgjinë 3-2.

Në raundin e pestë të Grupit J, Belgjika mposhti Lihtenshtejnin 6-0, ndërsa Uellsi mundi Kazakistanin 1-0.
Në Grupin A, Gjermania pësoi një humbje tronditëse 2-0 kundër Sllovakisë, ndërsa në Grupin G, si Holandë-Poloni ashtu dhe Lituani-Maltë përfunduan 1-1.



