Thursday, April 25, 2024

Kualifikueset e turneut ‘UEFA Development’-Shqipëria humbet me Greqinë 1-3 në Futboll Femra U15

Lexo

Shqipëri U15-Greqi U15  1-3

Formacioni i Shqipërisë: Laura Gjergji, Imelda Ara, Adile Sharka, Audrina Lajthiza, Albina Tashi, Gelda Kadiolli, Tiana Gjonaj, Samanta Hysa, Anja Goskova, Olivia Nazarko, Aishe Sulejmani. Trajner: Kreshnik Krepi

Shqipëria U-15 e vajzave luajti sot ndeshjen e dytë kundër Greqisë, e vlefshme për kualifikueset e turneut ‘UEFA Development’ që po zhvillohet në vendin tonë. Një sfidë tejet emocionuese, që përfundoi me fitoren e heleneve, me rezultatin përfundimtar 1-3.

Kreshnik Krepi hodhi në fushë këtë formacion: Laura Gjergji, Imelda Ara, Adile Sharka, Audrina Lajthiza, Albina Tashi, Gelda Kadiolli, Tiana Gjonaj, Samanta Hysa, Anja Goskova, Olivia Nazarko, Aishe Sulejmani.

Ndeshja nisi mjaft mirë për vajzat kuqezi, të cilat kaluan në avantazh që në minutën e parë të takimit, me Gelda Kadiollin e cila ekzekuton saktë një goditje dënimi nga një distancë e largët. Ky avantazh zgjat rreth 37 minuta, me helenet që barazojnë rezultatin pas një vendosje të gabuar nga vajzat tona në zonë. Fraksioni i parë i ndeshjes mbyllet me shifrat e barabarta 1-1, ndërsa në pjesën e dytë të lojës, miket shënojnë edhe dy gola të tjerë, në minutën e 50-të dhe 77-të, duke vulosur kështu rezultatin në 1-3 për helenet.

Kjo ishte ndeshja e dytë e Shqipërisë U-15 për vajza, teksa takimin e tretë e kanë më 17 nëntor përballë Estonisë, që do të luhet në QSK Kamëz në ora 12:00. Në ndeshjen e parë, vajzat kuqezi fituan ndaj Andorrës me shifrat 1-0. Ndërkaq, këtë të hënë do të luhet edhe ndeshja tjetër e grupit, Andorra – Estoni, në ora 13:30. Më 17 nëntor, ndeshja tjetër e grupit do të luhet në ora 9:30, mes Greqisë dhe Andorrës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img