Kukësi–Skëndërbeu 2 –2 (Zogos 53′, Motta 81’/ Frenkli 12′, Lika 37′)
Kukësi dhe Skënderbeu barazuan 2-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Superiore.
Pjesa e parë foli totalisht për korçarët, me Nnamdi Franklin Ahanonu e Gersild Lika, që shënuan nga një gol, në minutat 14’ e 40’, për ta mbyllur pjesën e parë në avantazhin e dyfishtë.
Në pjesën e dytë verilindorët barazuan falë golave të Zogos dhe Matheus, në minutat 55’ e 82’ duke vendosur kështu barazpeshën në “Arenën e Demave”.
Me këtë barazim, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 18 pikëve, duke u pozicionuar kështu në vendin e 4-t të tabelës, 2 pikë më shumë se Dinamo i vendit të 5-të, ndërsa Kukësi ngjitet në vendin e 8 të renditjes, me 15 pikë, 1 më shumë se Vllaznia e cila do të përballet në orën 16:00, me Teutën.