Thursday, September 19, 2024

Kukësi-Dinamo, sot ora 14:00 në “Kukës Arena”. Trajneri Mehmeti kërkon fitoren e dytë radhazi në krye të dinamovitëve

Lexo

Dinamo udhëton drejt “Kukës Arena” me një objektiv të vetëm, për të zgjatur sa të mundet serinë e rrezultateve pozitive pasi vetëm kështu do të kishte mundësi që të largohej nga pozitat ku ndodhet në klasifikim.

“Blutë” pas fitores së fundit të arritur përballë Skënderbeut do të kenë një tjetër mundësi të artë sot pasi ekipi verilindor është “gjymtuar” për shkak dëmtimesh.

Lojtari i fundit që i shtohet listës së të dëmtuarve është Franci Lala. Mbrojtësi është dëmtuar në stërvitje dhe me shumë gjasa do të mungojë në duelin e sotëm.

Gjithashtu të dëmtuar vazhdojnë të jenë Daniel Momoh, Francesko Hasaj dhe Abdou Mbarak. Ndërkohë rikthim i rëndësishëm është Endri Reçi, i cili mungoi në sfidën e kaluar për shkak kartonësh, teksa ndaj “Bluve” do të marrë vendin e tij në formacionin e Stavri Nicës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img