Wednesday, July 24, 2024

(Video) Kryendeshja e javës së 12-të të Superiores, Partizani-Vllaznia. Trajneri kuqeblu, Qatip Osmani, kërkon tre pikët e plota në transfertë(Të hënën, ora 18:00 në “Arena e Demave)

Lexo

Kuqeblutë e Vllaznisë luajnë nesër në transfertë përballë Partizanit, ndeshje kjo për llogari të javës së 12-të të Abissnet Superiore. Në konfereëncën për shtyp dhënë një ditë përpara ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani u shpreh i këënaqur për ditët përgatitore të kësaj jave duke deklaruar hapur se kuqeblutë udhëtojnë për fitore në duelin e së hënës me Partizanin.

Në vijim njëshi i pankinës kuqeblu, bëri të ditur se ndaj Partizanit, Vllaznia do të paraqitet me një skemë ndryshe në fushën e lojës, por edhe me lëvizje futbollistësh në formacion.

Ndër të tjera, Osmani theksoi se në ecurinë e saj, Vllaznia do të jetë një ekip sulmues për të shënuar sa më shumë gola duke synuar të jetë në krye të tabelës së klasifikimit.

Ndeshja, Partizani-Vllaznia që është edhe kryendeshja e javës së 12-të të Superiores, luhet në orën 18:00 të së hënës në stadiumin “Arena e Demave” të kryeqytetit.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë, Qatip Osmani në pragndeshjen e transfertës me Partizanin, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img