Tuesday, November 26, 2024

Kukësi e mbyllë me fitore kampionatin. Goli i Shqipërim Taipit në transfertë me Egnatian i jep 3 pikët e mbijeteses. Egnatia, e treta në Europë!

Lexo

Egnatia-Kukësi  0-1 (Shënues: Sh. Taipi 55’)

Kukësi ka vuajtur shumë në këtë sezon futbollistik. Ndonëse në fillimet e javëve të para të kampionatit nga kampi verilindor flitej për objektiva të lartë, deri edhe për titull, gjatë rrugës skuadra kuksiane u shpërfytyrua duke vijuar të qëndrojë në të shumtën e rasteve në katin e poshtëm të renditjes.

Investimet e presidentit Safet Gjici, gati-gati u hodhën në erë, por realisht ardhja në krye të skuadrës e trajnerit Rraman Hallaçi, një djalë puro kuksian, bënë së skuadra verilindore të japë disa shkëndija pozitive.

Gjithësesi, u desht java e fundit e fundit e kampionat, ku tre pikëshi i marrë në transfertë me Egnatian, falë golit të shënuar nga Shqipërim Taipi në minutën e 55-të, ishte përcaktues për qetësinë e qëndrimit në kategorinë Superiore.

Nga ana tjetër, Egnatia e mbylli sezonin në vendin e tretë në klasifikim duke arritur një rezultat historik. Ndeshja e radhës për Egnatian do të jetë në datën 1 qershor ndaj Tiranës në Kupë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img