Sunday, November 24, 2024

Kukësi, gati për inaugurimin e stadiumit të ri, por ka dilema për emërtimin e tij

Lexo

Kukësianët, më në fund do të kenë mundësi ta ndjekin skuadrën e tyre të zemrës në stadiumin e ri të qytetit të tyre. Si rezultat i punimeve që u kryen në këtë impiant sportiv, , FK Kukësi, ishte i detyruar të shtegtonte prej tre vitesh në qytete të tjera të Shqipërisë.

Burime pranë klubit përkatës si dhe Bashkisë Kukës bëjnë të ditur se tribunat përkatëse që rrethojnë stadiumin së bashku me mjediset e brendshme të tribunës qëndrore që shërbejnë për akomodimin e skuadrave, arbitrave si dhe shërbime të tjera ndihmëse, janë krejt gati.

Po kështu, edhe tapeti i gjelbërt i barit natyral është në përfundim të proçesit të tijtë rritjes. Ai ka marrë formën e duhur, dhe pas verifikimit nga ana e specialistëve përkatës pritet të jepet Ok zyrtar për zbritjen e futbollistëve në fushën e lojës.

Sipas parashikimeve, me të gjitha gjasat, pritet të jetë data 20 nëntor për inaugurimin e stadiumit duke pritur supersfidën, Kukësi-Tirana, ose më saktë bardheblutë kryesues me kukësianët, ndjekësit më të afërt në vendin e dytë.

Por, ndërsa, gjithçka është gati për të pritur shiritin e inaugurimit, i vetmi problem që shoqëron ambientin kukësian ka të bëjë me emërtimin e stadiumit. Realisht, stadiumi ka një emër, “Zeqir Ymeri”, me të cilin njihet që në fushën e vjetër të këtij qyteti. Nga sa bëhet e ditur, brenda strukturave të klubit vendas si dhe të vetë ambientit sportiv kukësian, megjithë respektin për emrin ekzistues, sipas tyre, ai nuk është në nivelin e përfaqësimit të një impianti të tillë të rëndësishëm të qytetit. Ndaj, gjithnjë sipas burimeve pranë klubit kukësian, po diskutohet për emrin e tij, ndërkohë që emri ekzistues të mbetet për një ambient tjetër sportiv të klubit, apo edhe të njërës prej tribunave të stadiumit të ri.

Klubi kukësian, pritet të ketë një bashkëpunim me kompani të njohura biznesi të Emirateve të Bashkuara, dhe për këtë mësohet se presidenti i nderit i FK Kukësit dhe njëkohësisht kryebashkiaku kukësian, Safet Gjici, do të udhëtojë këto ditë drejt Emirateve të Bashkuara dhe në varësi të këtij bashkëpunimi mund të gjendet edhe ndonjë mirëkuptim mes tyre për emrin e stadiumit të ri.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img