Friday, April 26, 2024

Superiorja pushim për dy javë. Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjet me Anglinë dhe Andorrën

Lexo

Me ndeshjen e së hënës, Egnatia-Vllaznia, e vlefshme për javën e tetë e mbyllur në barazim 1 me 1, kategoria Superiore është ndalur për t’i lënë vendin kombëtares kuqezi, e cila do të ketë dy përballjet e radhës me Anglinë dhe Andorrën në kuadrin e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022. Pasi ka shpallur listën e lojtarëve që ka në dispozicion, mes të cilave ka pasur edhe polemika jo të vogla në lidhje me disa nga emrat që janë lëna jashtë, tekniku Edi Reja ka nisur menjëhërë nga puna.

Në seancën e parë stërvitore  të zhvilluar në qëndrën stervitore të Durrësit, trajneri Reja nuk ka patur në dispozicion katër nga lojtarët e ftuar për kto dy sfida. Bëhet fjalë për mbrojtësin Marash Kumbulla, dy sulmuesit Bekim Balaj dhe Armando Broja, si dhe portjeri  Thomas Strakosha. Tre të parët pritet që t’i bashkohen sot skuadrës për arsye të angazhimeve në klubet e tyre europiane, ndërkohë që portjeri Strakosha nuk është stërvitur me grupin për shkak të një shqetësimi në gju dhe i është nënshtruar testeve mjekësore të mëtejshme.

Me skuadrën është bashkuar edhe sulmuesi Ernest Muçi, lojtar i Legias së Varshavës i cili në fakt më herët ishte planifikuar të ishte  në listën e Kombëtares U-21 për ndeshjet e Europianit ndaj Sllovenisë dhe Kosovës, por tashmë ai ka kaluar në urdhrat e trajnerit Reja. Ndërkohë, me largimin e tij nga lista e Kombëtares U-21, tekniku Alban Bushi ka thirrur futbollistin shkodran, Eridon Qardaku, i cili aktivizohet me Bylisin, por që ka qenë edhe më parë pjesë e skuadrës Shpresa. Qardaku është vënë menjëherë në dispozicion të ekipit U-21, që ka nisur tashmë përgatitjet për ndeshjet e EURO 2023 ndaj Sllovenisë dhe Kosovës më 12 dhe 16 nëntor. Kombëtarja e Shqipërisë  renditet aktualisht e treta në Grupin I me 15 pikë pas 8 ndeshjesh, ndërsa më 12 nëntor do të sfidojë Anglinë në transfertë. Më 15 nëntor në “Air Albania” kuqezinjtë do të Andorrën.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img