SKËNDERBEU-KUKËSI 0-1 (29′ Reçi)
Kukësi ka marrë fitoren e parë në kampionat, duke mundur 0-1 Skënderbeun në Korçë. Një supergol i Reçit me një gjuajtje nga distanca, ishte goli i vetëm i kësaj sfide i cili i dha fitoren skuadrës së tij.
Në vazhdim sfida ishte mjaft interesante, ku rastet nuk munguan nga të dyja palët për golin e avantazhit. Në të 65-tën, Liço tentoi nga larg, e menjëhershme ishte përgjigja e Tafas.
Me këtë rezultat, ekipi i Nicës është në vendin e fundit me 3 pikë, ndërsa Skënderbeu pozicionohet në vendin e gjashtë me 6 pikë.