Friday, May 3, 2024

Futboll Kategoria e pare-Java e katert. Fitojne Bylis, Lushnja, Tomorri, Korabi

Lexo

Bylis nuk gaboi ne transferte ndaj Luzit me ballshiotet qe fituan me shifrat 1-2. Te tre golat e sfides u shenuan ne pjesen e dyte ndersa ishin vendasit qe kaluan te paret ne avantazh me ane te Trenit qe ne minuten e 52-te nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltise. Megjithate,reagimi ishte i shpejte nga kampi mallakastriot teksa ne te 67-en shifrat u barazuan nepermjet Kibe.

Ne minuten e 90-te,Bylis shenoi edhe golin e fitores me ane te Cisaj. Një trepikesh me shume vlera per ballshiotet qe shkojne ne kuoten e 10 pikeve pas kater javeve te para duke mar edhe kryesimin e Kategorise se Pare. Nderkohe,nje fitore ne transferte arriti edhe Lushnja qe mposhti me shifrat 0-2 Burrelin. Miqte shenuan nga nje gol per pjese duke iu gezuar realizimeve te Cankes dhe Xhejms.
Ky ishte edhe trepikeshi i pare per Lushnjen ne kete sezon te Kategorise se Pare ndersa Burreli mbetet ne fundin e renditjes me vetem nje pike. Sakaq edhe Tomori ia doli me sukses ne shtepi ndersa fitoi minimalisht me rezultatin 1-0 ndaj Kastriotit.

Vendimtar per beratasit ne kete ndeshje ishte goli i Hysollit ne minuten e 34-te. Ne ndeshjen tjeter te Kategorise se Pare,Korabi mposhti me shifrat 2-0 Besen e Kavajes fale golave te lojtarit Bocka ne minuten e 78 dhe futbollistit Nuri ne te 90-en.

Fatos Lamaj

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img