Afrimi i radhës te Kukësi për merkaton e verës është nigeriani Gbolahan Salami Mustafa. 22-vjeçari ka firmosur me verilindorët një kontratë 2-vjeçare dhe luan në rolin e mesfushorit.
Kukësi ka zyrtarizuar mefushorit nëpërmjet rrjeteve sociale:
Njoftimi zyrtar:
“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Gbolahan Mustapha është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 22-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 2 sezone , duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.
22 vjeçari, i lindur në Lagos, Nigeri, vjen te Kukësi nga kampionati Nigerian!
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Gbolahan Mustapha dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Gbolahan
Skeda e Lojtarit:
Emri: Gbolahan Salami Mustapha
Mosha: 22 vjeç
Kombësia: Nigerian
Pozicioni: Mesfushor/Sulmues Krahu