Saturday, July 27, 2024

(Video) Miqësorja, Vllaznia-Laçi. Kurbinasit fitojnë në “Loro Boriçi”, 2-3

Lexo

Vllaznia-Laçi  2-3

(Shënues: Mala 38’, Dodev 89’/ Bajramaj 46’, Ujka 82’, 84’)

Vllaznia: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Dragoshi, Cheshmedjiev, Krymi, Bosnjaku, Çoba, Mala, Balaj.(U aktivizuan: Mehidri, Jukaj, Pusi, Dodev, Maliqi, Delaj, Alivoda, Sala, Gruda, Beci, Flori Spahija, Ykiqi). Trajner: Migen Memelli

Laçi: Dajsinani, Kurti, E. Marku, Manellari, Geci, Qato, Tresa, Bajramaja, Sebastjan Spahiu, Ujka, Kryeziu.(U aktivizuan: O. Biba, Mjaki, Guci, Cena, Duka, Taleb, Trokthi, Myrta, uis Zhunior, S. Bibo). Trajner: Stravri Nica.

Gjyqtar: Ditmir Grimci(Shkodër)

Vllaznia e nis me humbje ciklin e ndeshjeve përgatitore kushtuar sezonit të ri futollistik 2023-2024. Pasi ka mbyllur aventurën europiane në Conference League duke u eleminuar nga Lifield i Belfastit, kuqeblutë kanë planifikuar tre të tilla, ku e para ishte pasditen e së mërkurës me skuadrën e Latit, kuqeblutë kanë planifikuar tre të tilla, ku e para ishte pasditen e së mërkurës me skuadrën e Laçit.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia u paraqit me dy pamje. Në 45 minutat e para, teksa në fushën e lojës aktivizoi Qarrin në portë,  Smajli, Juriç, Stojanoviç dhe Dragoshi në mbrojtje, Cheshmedjiev, Krymi, Bosnjaku në mesfushë dhe Çoba, Mala dhe Balaj në sulm, kuqeblutë u shfaqën me një lojë të pëlqyeshme.

Epërsia territoriale, por edhe rastet për shënim u konkretizuan me golin e shënuar në minutën e 38-të me autor Esat Malen. Megjithatë, kjo pjesë loje, mund të mbyllej edhe në barazim, nëse kurbinasit nuk do të shpërdoronin një penallti të dhënë në favorin e tyre nga gjyqtari shkodran, Ditmir Grimci., të cilen e nashtë katërkëndorit të portës shklodrane, Serxhio Ujka.

Por, atë që nuk e arriti në pjesën e parë, Laçi e bën në të dytën, kur me të nisur loja, në të parën minutë të kësaj pjese, është Bajramaj që e dërgon topin në rrjetën e Vllaznisë.

Barazim, 1 me 1, ndërkohë që në këtë 45 minutësh të dyta, tekniku Migen Memelli ka ndryshuar formacionin duke hedhur në fushë të gjithë lojtarët e rinjë, përfshirë edhe turkun Burak Enes Yikici, një futbollist ky 19 vjeçar i ardhur për provë te Vllaznia si rezultat i bashkëpunimit të  klubit kuqeblu me atë të Turqisë, Antalyaspor.

Megjithë përpjekjet e kuqebluve, kjo pjesë loje flet në favor të skuadrës mike, e cilapërpos golit të barazimit, arrin të shënojë edhe dy herë të tjera me të njëjtin autor, Ujkën që regjistron dopietë në këtë ndeshje, përkatësisht në minutat 82 dhe 84-të.

Kështu shifrat, nga 1 me 0 për Vllazninë shkojnë në 1 me 3 për Laçin, që duke shfrytëzuar hapësira dhe gabime në prapavijën kuqeblu, ka mundësi të shënojë gola të tjerë. Por, një minutë përpara se gjyqtari kryesor, gjyqtari i kolegjumit të Shkodrës, Ditmir Grimci, Vllaznia arrin të shkurtojë diferenceën e rezultatit me maqedonasin Dodev në të 89-tën, rezultat që mbyll të gjithë ndeshjen me fitoren e miqve nga Laçi mer rezultatin 2 me 3.

(Video) Pamje nga ndeshja miqësore e luajtur në “Loro Boriçi”, Vllaznia-Laçi, e mbyllur me fitoren e kurbinasve, 2:3)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img