Korabi arriti të kualifikohej në finalen e “play off” dhe tani do të presë se cila skuadër do të dalë në vendin e tetë në Superiore për t’u ngjitur në elitë. Trajneri i dibranëve, Shpend Kumbarçe, u shpreh për Oversport:
“Fitore e merituar. Ne Flamurtarin e njihnim mirë. E kemi dominuar gjatë gjithë kampionatit Flamurtarin. Na vë para përgjegjësive kundër vendin te tetë të Superiores. Do të kisha dëshirë që të ndesheshim me Erzenin.
Për momentin nuk kemi asnjë informacion për Mziun. Kjo fitore shkon për kapitenin. Një shërim sa më të shpejtë.
Premio? Akoma nuk dimë gjë.
Gjatë gjithë javës ne kemi punuar për këtë modul loje. Edhe penalltitë i kishim menduar.
Gëzim ka. Festa pak më vonë. Ne presim gjendjen e kapitenit. Ajo është parësorja”, tha Kumbarçe.